73 aksidente brenda 24 orëve, policia shqipton 1884 gjoba dhe arreston 16 persona
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe në vend nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, por janë shënuar dhjetëra raste të tjera në komunikacion. Sipas statistikave të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 73 aksidente trafiku, prej tyre 33 me persona të…
Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe në vend nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, por janë shënuar dhjetëra raste të tjera në komunikacion.
Sipas statistikave të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 73 aksidente trafiku, prej tyre 33 me persona të lënduar, ndërsa 40 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.
Në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë në rrugë dhe respektimin e rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 884 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Po ashtu, raporti policor bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 16 persona për vepra të ndryshme penale.
Nga të arrestuarit, 9 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona ndodhen në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës ka vazhduar aktivitetet operative me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe rritjes së sigurisë për qytetarët. /Lajmi.net/
