702 qytetarë u gjobitën gjatë 24 orëve, për mos-respektim të masave antiCOVID

Po bëhen afro një vit që nga shfaqja e rasteve të para me COVID-19 anembanë vendit.

Lajme

14/01/2021 12:19

Kësisoj institucionet e vendit ndërmorën masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen edhe më të madhe.

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 702 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID, për qytetarët të cilët nuk respektuan këto masa.

Gjatë ditëve të fundit pati një revoltë të madhe nga qytetarët, për shkak se të njëjtit po gjobiten për shkak të mos-vendosjes së maskës, por që partitë politike po vazhdojnë të grumbullohen duke zhvilluar fushatë elektorale./Lajmi.net/