700 punëtorë të RTK-së pa paga, Murati e hedh fajin te opozita: Po e mbajnë Kuvendin të bllokuar

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi nga RTK kanë kërkuar kredi që të tejkalohet kriza financiare në të cilën ndodhen, dhe që 700 punëtorët t’i marrin pagat. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se buxheti i RTK-së alokohet sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ndërsa thesari…

Lajme

15/08/2025 15:08

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi nga RTK kanë kërkuar kredi që të tejkalohet kriza financiare në të cilën ndodhen, dhe që 700 punëtorët t’i marrin pagat.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se buxheti i RTK-së alokohet sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ndërsa thesari e bën vetëm ekzekutimin. Por, siç ka thënë ai Komisioni për Buxhet nuk ekziston pasi që nuk ka Kuvend të konstituuar, dhe për këtë ai e ka fajësuar opozitën.

Buxheti i RTK-së alokohet sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. Kështu e thotë ligji i buxhetit. Thesari vetëm bën ekzekutimin, sipas vendimit të Komisionit parlamentar.

“Po të mos e kishin bllokuar opozita konstituimin e Kuvendit, çështja e buxhetit të RTK-së as që do të ishte temë, sepse buxheti alokohet me automatizëm, sapo të ketë vendim nga Komisioni për Buxhet. Bllokuesit e Kuvendit, tani po na tregojnë qysh ata e kanë shkelur ligjin duke miratuar në Qeveri alokimin e buxhetit për RTK për 3 muaj në vitin 2021, dhe po kërkojnë që edhe Qeveria jonë të bëjë të njejtën shkelje. Në fakt, pikërisht për të evituar një situatë të tillë Komisioni për Buxhet nën kryesimin e deputetit Armend Muja kishte miratuar qysh në dhjetor të vitit të kaluar pagesën e këstit, jo për 3 muaj siç bëhet zakonsiht, por për 6 muaj (janar-qershor 2025). Kjo ishte bërë duke llogaritur në ndonjë vonesë eventuale deri në formimin e institucioneve pas muajit mars. Por askush se ka menduar që PDK, LDK, dhe AAK do ta mbajnë të bllokuar kuvendin për kaq gjatë, vetëm e vetëm se janë kundër që Albulena Haxhiu të zgjidhet Kryetare e Kuvendit”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se “kapaciteti destruktiv i tyre tejkalon çdo imagjinatë”.

Postimi i plotë i Muratit: