“700 punëtorë pa paga në RTK”- Kurti vazhdon me arsyetime dhe sulme: S’mund ta shkeli ligjin si Hoti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot para gazetarëve, ndër mesin e disa çështjeve të dikutuara, u pyet edhe për gjendjen në Radio Televizionin e Kosovës, ku tash e gjashtë ditë punëtorët kanë mbetur pa paga. I pyetur se pse nuk po ndahet buxheti për gjashtë mujorin e dytë për transmetuesin public, Kurti tha se ky…

Lajme

06/08/2025 15:04

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot para gazetarëve, ndër mesin e disa çështjeve të dikutuara, u pyet edhe për gjendjen në Radio Televizionin e Kosovës, ku tash e gjashtë ditë punëtorët kanë mbetur pa paga.

I pyetur se pse nuk po ndahet buxheti për gjashtë mujorin e dytë për transmetuesin public, Kurti tha se ky ngërç vjen si pasojë e moskonsituimit të Kuvendit.

“RTK është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje dhe jemi për pjesëmarrje aktive në gjetjen e një zgjedhje, por nuk mund të jetë ajo një zgjedhje që nuk është ligjore”

“Komisioni për Buxhet dhe Financa do të duhej ta marr vendimin për transferim të mjeteve. Duke mos pasur Kuvend të Republikës për legjislaturën e nëntë ne nuk e kemi as atë komision dhe rrjedhimisht nuk e kemi as atë vendim”

I pyetur se pse nuk e po e ndjekin praktikën e viteve paraprak, Kurti tha se “ajo është praktikë joligjore e ish-kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkelë në atë rrugë joligjore pa çka se ajo tashmë është bërë”. Teksa shtoi se janë në kërkim të një zgjidhjeje ligjore.