7 vjeçarja vdes nga aksidenti i ndodhur në Gllogoc- policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur dje në rrugën Komoran-Drenas, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët. Një vetaksident trafiku përfundoi tragjikisht. Vetura e tipt “Audi” me targa vendore doli nga rruga dhe e njëjta është vetaksidentuar. Për pasojë, një vajzë 7 vjeçare nga fshati Cerovik e Klinës humbi jetën, kurse katër të…

Lajme

01/09/2025 09:27

Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur dje në rrugën Komoran-Drenas, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët.

Një vetaksident trafiku përfundoi tragjikisht.

Vetura e tipt “Audi” me targa vendore doli nga rruga dhe e njëjta është vetaksidentuar. Për pasojë, një vajzë 7 vjeçare nga fshati Cerovik e Klinës humbi jetën, kurse katër të tjerë tri femra he një mashkull pësuan lëndime trupore.

Policia e Kosovës bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKUK, ku po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i vajzës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gllogoc / 31.08.2025 – 17:08. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare, dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është vet–aksidentuar. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një viktimë femër kosovare ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 3 femra dhe një mashkull kosovarë si dhe drejtuesja e vetures. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”./Lajmi.net/