7-vjeçari me biçikletë goditet nga vetura në Shtime, dërgohet në QKUK

Një 7-vjeçar është goditur sot nga një veturë në Shtime.

Lajme

09/06/2022 00:12

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:13 në Shtime.

“Sot rreth orës 17:13 në kryqëzim te Rr. Transit me Rr. Gjon Buzuku në Shtime, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Te përfshira në këtë aksident një veturë Mercedes me targa vendore dhe një biçiklist i moshës 7 vjeçar nga Shtimja. Për pasojë biçiklisti pëson lëndime trupore. Ndihmën e parë i lënduari fillimisht e merr në emergjencë të Shtimes e më pas dërgohet në QKUK-Prishtinë”, deklaroi Veseli.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia e Komunikacionit të Ferizajt. /Lajmi.net/