7 ushqime që duhet ti hani për seks më të mirë

Nëse dëshironi të keni një seks më të mirë me partnerin tuaj, atëherë ushqimi mund të ju ndihmoj.

Lifestyle

19/10/2015 11:02

“Është veçse e ditur shkencërisht se disa vitamina dhe përbërës të ushqimit mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale,” thotë Jennifer r. Berman, drejtoreshë e Berman Women’s wellness Center.

Më poshtë e keni listën e disa përbërësve të ushqimit që luajnë rol shumë të rëndësishëm në aspektin seksual dhe atë të joshjes, e që lajmi.net e sjell për ju:

1) Avokadot

http://cdn1.medicalnewstoday.com/content/images/articles/295/295427/avocado.jpg

Avokadot luajnë rol të rëndësishëm si nxitës seksuale pasi që janë të pasura me vitamina të ndryshëm e që i ndihmojnë zemrës dhe arterieve tuaja.

Çdo gjë që e mban zemrën tuaj të rrah fortë, e ndihmon edhe gjakun të rrjedh në vendet e duhura.

Në fakt, meshkujt të cilët vuajnë nga sëmundje të zemrës thuhet se i kanë gjasat shumë më të mëdha të vuajnë nga impotenca.

2) Bajamet

http://www.nuts.com.au/wp-content/uploads/2013/11/almonds.jpg

Mes plot ushqimeve që funksionojnë edhe si nxitës seksual, janë edhe bajamet të cilat thuhet se e rrisin pasionin, veprojnë si stimulues seksual si dhe ndihmojnë me fekondim.

Bajamet janë të mbushura me lëndë ushqime e sidomos me minerale të cilat janë të rëndësishme për shëndetin seksual si dhe për riprodhim, si p.sh. zinku, seleni, vitamina E.

3) Luleshtrydhet

http://www.asztaltanc.hu/wp-content/uploads/2015/04/sp0.jpg

Ngjyra e kuqe ndryshe njihet edhe si ndezësi i zjarrit pasi që një studim kishte zbuluar se meshkujve ju duken më seksi femrat të cilat kanë të veshura rroba me ngjyrë të kuqe.

Luleshtrydhet gjithashtu janë një burim i acidit folik, vitaminës B etj.

4) Ushqimi i detit

http://lotusintl.com/wp-content/uploads/2015/05/1280x800-Seafood.jpg

Pavarësisht se janë të rrëshqitshme dhe shumë të lëngshme, gocat e detit mund të jenë ndër nxitësit seksual më të njohur.

Ato gjithashtu janë një ndër burimet më të mira për përmirësimin e libidos.

Por gjithashtu edhe ushqime të tjera të detit si peshku, salmoni etj, mund të ndikojnë si nxitës seksual pasi që janë esenciale për një zemër të shëndetshme.

5) Arugula

http://yourhopegarden.com/wp-content/uploads/2014/01/3dedc958da98dbd0c6c8dc3c50d8509c.jpeg

Arugulat kanë qenë të njohur së ndihmës i ereksionit që nga shekulli i parë.

Ditëve të sotme, studime të shumta tregojnë se mineralet dhe antioksidantët të cilat i përmbajnë arugulat janë esenciale për shëndetin tonë seksual.

6) Fiqat

https://d1c75aoohd-flywheel.netdna-ssl.com/wp-content/uploads/2013/09/figs.jpg

Këto frute me formë qesharake janë të njohura qysh moti si përforcues të fekondimit por edhe që janë të shkëlqyeshme si nxitës pasi që janë të mbushura me fibra të tretshme dhe patretshme, e që janë shumë të rëndësishme për zemrën.

7) Agrumet

http://punjabtribune.com/wp-content/uploads/2015/07/citrus.jpg

Këto frute janë të njohura si të pasura me antioksidant,vitaminë C dhe acid foliku, e që të gjitha nga këto janë esenciale për shëndetin e riprodhimit tek meshkujt. /Lajmi.net