7 sekretet që do iu bëjnë të pëlqeni trupi tuaj dhe të ndiheni rehat me të

7 sekretet për të mos e urryer më trupin tënd!

Lifestyle

19/10/2021 12:12

Mund të kesh kaluar vite të tëra, duke mbajtur dieta e duke shkuar në palestër, sepse nuk të ka pëlqyer trupi yt. Mund të mos jesh mbipeshë, por kjo nuk ka rëndësi, ke dashur të ndryshosh.

Je sjellë ashpër me veten tënde. Ke ndjekur modele reklamash duke qenë e palumtur gjatë gjithë kohës. Më mirë të mos vraposh pas tyre, por për lumturinë tënde.

Ja si mund të arrish të mos e urresh trupin, por të bëheni bashkë një skuadër.

Mos u fikso me modelet super të dobëta

Mos ndiq Gigi Hadid për t’u frymëzuar. As modelet e Victoria’s Secret që kanë stafe dhe para mjaftueshëm për të arritur atë që duan.

Ndiq më mirë gra me trupin tënd që e pranojnë veten. Gjeje të bukurën në trupin tënd duke ndjekur gra si Barbie Ferreira, që ka një vetëbesim ngjitës.

Fol mirë për trupin tënd

Sipas standardeve të shoqërisë së sotme të gjitha duhet të bëjmë operacione plastike. Po pse duhet t’i bindemi shoqërisë? Trupi është yti! Kështu që sfido veten dhe nxirri nga fjalori të gjitha fjalët e shëmtuara që përdor për trupin tënd, trajtoji si të pashqiptueshme. Nuk duhet ta lejosh një të huaj të të fyej për trupin dhe as ti nuk duhet ta fyesh.

Shihu në pasqyrë dhe thuaji me zë të lartë ato që pëlqen

Ndonjëherë gratë nuk e perceptojnë mirë realitetin. Shihu në pasqyrë dhe prano faktet: barku yt nuk është ashtu siç mendon dhe duhet të nisësh ta pëlqesh. Duket si një terapi e çmendur, por ta dini, një seancë intime duke vlerësuar kofshët dhe vithet e tua, është fillimi i një udhëtimi drejt realitetit.

Ngadalë, trupi do të nisë të lulëzojë para syve të tu.

Gjej stilin tënd

Kudo që të shkosh, në palestër, apo në një festë, vish gjëra që largojnë vëmendjen nga “zonat problematike”. Nëse nuk je fanse e krahëve të tu, vish bluza me jakë V ose fustane, në çdo rast.

Është mënyra më e mirë për t’u ndier mirë, kur nuk ndihesh e sigurt për trupin.

Vish rroba të masës tënde

Mos njih vetëm pamjen tënde, njih edhe masën. Në vend që të shtrydhesh brenda xhinseve shumë të ngushta apo të ngjishesh brenda një bluze për fëmijë, përshtate stilin me përmasat e tua.

As mos u bëj skllave e modës. Do ndihesh shumë më mirë nëse nuk do shqetësohesh nga rrobat.

Mos rri gjithë kohës mbi peshore

Kush thotë që numrat nuk gënjejnë nuk e di çfarë thotë. Disa janë 49 kilogramë dhe mendojnë që janë të shëndosha. Numrat në peshore përfaqësojnë fiksimin e shoqërisë me peshën dhe nuk ke pse regjistrohesh në atë gjendje mentale që të bën të ndihesh keq. Ato numra janë armiku yt më i madh, kështu që mos e lër të ketë peshë në dashurinë që ke për trupin tënd.

Mos u ndiej keq për ndryshimet

Nëse nuk të pëlqen diçka për trupin tënd, duhet ta vendosësh vetë t’i japësh një formë të re. Nuk po fajësojmë mbushësit e buzëve apo trajnerët e vitheve. Arrije si të duash atë formë, por thjesht sigurohu më parë për burimin që ta shkakton këtë pakënaqësi. Trupi është një pjesë e vetes tënde, jo pasqyrim i saj.

Burimi i lumturisë tënde duhet të jetë shumë më thellë sesa dekolteja dhe duhet ta presësh ditën kur ta kuptosh këtë. Tani për tani, praktiko këto mënyra derisa trupi që ke, të ndihet i përkryer. /Lajmi.net/