7 në 10 femra nuk e dinë çfarë blejnë, ja si të zgjdhni reçipetat e duhura

Sipas përfaqësueses së markës franceze të intimeve Chantelle, Nicole Kivitz, ekziston një truk i thjeshtë që ju ndihmon të zgjidhni masën e duhur.

Lifestyle

27/05/2021 11:25

Reçipetat janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm për në femrat. I përdorim pothuajse gjatë gjithë ditës pa pushim, shkruan Living.

Por zgjedhja e masës dhe formës së duhur nuk është aq e thjeshtë sa duket. Shpeshherë blerja e reçipetave mund të kthehet në një mision aspak të lehtë për ne femrat, transmeton lajmi.net.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik 7 në 10 femra në botë zgjedhin dhe përdorin reçipetat jo të duhura.

Ky problem që në pamje të parë duket estetik, ka një ndikim të pashmangshëm në shëndetin e një femre pasi masa e gabuar ju krijon problem me qëndrimin dhe më harkimin e shtyllës kurrizore.

Sipas përfaqësueses së markës franceze të intimeve Chantelle, Nicole Kivitz, ekziston një truk i thjeshtë që ju ndihmon të zgjidhni masën e duhur.

Kur blini reçipeta kushtojini rëndësi këtij detaji. Ato duhet të jenë mjaftueshëm të shtrënguara që kur t’i mbërtheni në kopsën e parë 2 gishtat tuaj të qëndrojnë midis recipetave dhe shpinës.

Nëse ato qëndrojnë të lira tek kopsa e parë, atëherë provoni t’i mbërtheni tek kopsa e dytë, nëse ato nuk qëndrojnë të shtrënguara as tek e dyta zgjidhni një palë të tjera.

Gjithashtu provoni të tërhiqni pjesën e parme të recipetave, nëse krijohet hapësirë mes saj dhe kraharorit, jeni duke përdorur masën e gabuar. /Lajmi.net/