7 këngët hite që Rihanna mund të kishte kënduar(Video)

Rihanna ka humbur rastin të ketë hitin më të madh këtë verë kur ka refuzuar këngën ‘Lean On’ të Major Lazer.

ShowBiz

23/08/2015 12:59

Por, ky nuk është hiti i vetëm që këngëtarja ka humbur.

Këta janë shtatë këngët e shkruar për Rihannan por që ajo nuk ka pranuar t’i këndojë:

1.Lean On – Major Lazer ft. Dj Snake & MO
Diplo ka treguar se kënga është bërë më e ngadalshme dhe me ritme reggae dhe ka qenë e planifikuar të këndohet nga Rihanna dhe Nicki Minaj, por ka qenë një bekim që suedezi MO e ka kënduar. Kënga është një nga hitet absolute botërore këtë verë.

YouTube player

2.We can’t stop – Miley Cyrus
Kjo është kënga që ka shpalosur imazhin e ‘vajzës së mbrapshtë’ të Miley Cyrus dhe nuk është befasi që kënga është menduar për Rihannan. Producenti Mike Will Made-it ka zbuluar se ai do ia jepte Ririt, por ajo ka zgjedhur këngën tjetër ‘Pour it up’.

YouTube player

3.R.I.P – Rita Ora
Drake e ka shkruar R.I.P me Rihannën në mendje për albumin e saj ‘Loud’ dhe eka pasur titullin ‘I’m ready for you’. Megjithatë Rita nuk pajtohet. Ajo ka thënë: ‘R.I.P nuk është shkruar për Rihannan. Por edhe nëse i është prezantuar kënga, nuk më intereson. Sapo e kam dëgjuar kam thënë se është e imja. Unë do luftoja për atë këngë, dhe kisha të drejtë – kënga ka shkuar ë pozitë të parë në top lista.’

YouTube player

4. Chandelier – Sia
Pas hitit ‘Diamonds’, Sia ka shkruar edhe një baladë të fuqishme për Rihannan. Ajo ka synuar që Chandelier të kryesojë klasifikimet dhe për këtë ka pasur në mendje këngëtaren nga Barbados. Por, kur ka përfunduar këngën, ajo ka dalë aq e fuqishme sa nuk ka dashur t’i japë askujt dhe ka vendosur ta këndojë vetë. Sia ka pasur të drejtë.

YouTube player

5. Do it like a dude – Jessie J
Jessie J ka shkruar këngën për Rihannën por më pas ka vendour të debutojë në skenën muzikore vetë po me këtë këngë.

YouTube player

6. Fun – We are young ft. Janelle Monae
Rihanna ishte zgjedhja e parë për të kënduar këtë këngë. Ajo ka dëgjuar këngën dhe i ka pëlqyer por si justifikim kanë përdorur arsyetimin se disa lidhje janë ngatërruar dhe ajo nuk mund ta merrte këngën.

YouTube player

7. Pretty Hurts – Beyonce
Në vitin 2013, tri nga pop divat kanë qenë të lidhur me këngën e shkruar nga Sia me titullin ‘Pretty Hurts’. Në fillim ka shkuar te Katy Perry, e cila nuk e ka parë pasi nuk ka hapur e-mailin! Më pas e ka marrë menaxheri i Rihannas, të cilët e kanë mbajtur këngën për tetë muaj por nuk e kanë paguar Sian me kohë. Kur  Beyonce e ka dëgjuar dhe e ka marrë menjëherë dhe i ka realizuar një videoklip të mrekullueshëm.

YouTube player