7 gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë nëse dashuroheni në një vajzë që i është thyer zemra më parë

Sipas Ericka Tiquia, psikologe dhe terapiste çiftesh, një vajzë me zemrën e thyer mendon nëse do të jetë ndonjëherë në gjendje të gjejë një dashuri më të madhe, më të fortë, me më shumë vlerë se e fundit.

Lifestyle

28/04/2021 12:39

Të dashurosh është një ndër ndjenjat më të bukura në botë. Por çfarë ndodh nëse personi për të cilin ke ndjenja është një vajzë me zemrën e thyer nga marrëdhënia e mëparshme?

Besimi i thyer, frika, kujtimet, janë disa nga elementët që manipulojnë mënyrën se si ajo po e jeton jetën e saj, shkruan “Thought Catalog”.

Sipas Ericka Tiquia, psikologe dhe terapiste çiftesh, një vajzë me zemrën e thyer mendon nëse do të jetë ndonjëherë në gjendje të gjejë një dashuri më të madhe, më të fortë, me më shumë vlerë se e fundit. Sa herë që ajo mendon për këtë, trupi i saj dobësohet, fillon të ndiejë një valë ankthi që zvarritet, duke bërë që zemra dhe mendja e saj të shqetësohen. transmeton lajmi.net.

  1. Mos bini në dashuri me një vajzë që ka frikë të besojë përsëri nëse keni një problem me të qenit i durueshëm.

Do t’i kërkojë shumë guxim që të rikthehet dhe të bindë veten se është në rregull të duash përsëri, si dhe të besosh se ajo që ndjen është e vërtetë. Kuptoni që mbledhja e copave të thyera është bërë një zakon për të; se ajo kurrë nuk do të mësohet të japë gjithçka që ka dhe të mos fitojë absolutisht asgjë prej saj.

  1. Mos hiqni dorë prej saj akoma.

Dije se ajo po përpiqet për t’u bërë një version më i mirë i vetes. Vlerësoni përpjekjen që ajo po bën për të rregulluar rrëmujën. Do të jetë e vlefshme ta shohësh atë të rritet.

  1. Mos e lini të mendojë se nuk do të jetë kurrë aq mirë.

Kjo është një gënjeshtër që ajo mund ta konsiderojë të vërtetë. Ajo është njerëzore, është normale të bëjë gabime. Nëse ia hidhni të gjithë fajin asaj, nuk jeni në rrugën e duhur.

  1. Mos e bëni të ndihet sikur po konkurron për kohën dhe vëmendjen tuaj.

Është shumë e rëndësishme të ndërtohet besimi; bëje që ajo të ndihet e sigurt dhe komode në praninë tënde. Kujtoji se është vajza e vetme që dëshironi; se po e zgjedh sepse e do. Ajo ka nevojë për siguri të vazhdueshme.

  1. Mos thoni gjëra kot.

Nëse jepni premtime boshe, zemra e saj do të thyhet edhe më shumë. Askush nuk dëshiron që dikush t’i japë shpresë kot.

  1. Mos prisni shumë prej saj.

Ajo është në procesin e gjetjes së vetes, sepse ka humbur një pjesë të saj duke u përpjekur të dashurojë shumë dikë. Jepini kohë. Mbani mend se përpjekjet tuaja nuk do të rregullojnë gjithçka për të sa hap e mbyll sytë. Përpjekja për ta bërë të lumtur nuk ju jep licencën për të kërkuar diçka prej saj në këmbim.

  1. Mos e ndiqni nëse jeni të pakënaqur dhe jo të plotësuar vetë.

Ajo nuk mund të të plotësojë. Punoni për veten para se të hyni në një marrëdhënie, sepse nuk mund të jepni atë që nuk keni. Nëse e doni vërtet, ndihmojeni të shërohet dhe të kuptojë se dashuria e vërtetë largon frikën.

Provoni se dashuria është njëkohësisht një zgjedhje që jeni të gatshëm të bëni çdo ditë. Shumë njerëz dinë të dashurojnë, por nuk e kanë ide se si. Njerëzit shpesh hutohen nga kjo, prandaj lëndohen lehtë.

Të ecësh përpara nuk do të thotë kurrë të harrosh! Nuk funksionon kështu. Ka të bëjë me gjetjen e forcës për të falur jo vetëm personin, por më e rëndësishmja veten. Kujtojini vetes se nuk është vonë për të filluar nga e para. /Lajmi.net/