7 gabime të partnerit, të cilat ju bëjnë të ndiheni e padëshiruar

Këtu kemi 7 shkaktarët kryesor që e bëjnë një grua të ndihet e padëshiruar.

Lifestyle

25/07/2021 15:14

Të ndiheni të padëshiruar në një marrëdhënie do të thotë të mos ndjeni asnjë përparësi. Ndoshta një grua ndihet sikur po bën gjithë punën emocionale në marrëdhënien me partnerit.

Edhe gratë edhe burrat mund ta dëmtojnë një marrëdhënie kur ndihen të lënduar, të nënvlerësuar apo të padëshiruar.

Këtu kemi 7 shkaktarët kryesor që e bëjnë një grua të ndihet e padëshiruar.

1. Të thuash “Përshëndetje” me një ton të ulët emocional.

Edhe pse jeni të lodhur dhe të stresuar, ajo ju dëshiron dhe mezi ju pret ta shihni.

Prandaj, është mirë të jesh në shtëpi i çliruar nga ngarkesa e gjithë ditës.

2. Ta lësh vetëm në festa dhe evente.

Pavarësisht nëse janë introverte apo ekstroverte, gratë dëshirojnë të jenë me partnerin e tyre në një ngjarje shoqërore.

3. Injorimi ose tallja me të kur ajo ka frikë.

Ndodh që burrat, më shumë se sa gratë janë më të dhënë pas aventurave dhe adrenalinës. Ka raste kur ata e shijojnë frikën e partneres gjatë një aktiviteti, por kjo është tepër e gabuar.

Sa më të përgjegjshëm të jeni ndaj frikës saj, aq më shumë mund ta shijoni së bashku adrenalinën.

4. Të argëtohesh më shumë me miqtë sesa me të.

Kjo dërgon një sinjal se ajo nuk është aq interesante për ju sa njerëzit e tjerë.

Gjeni mënyra krijuese për ta mbajtur argëtimin të gjallë mes jush.

5. I flisni ashpër përpara fëmijëve

Kjo e bën atë të ndihet e pafuqishme.

Gjithmonë duhet ta mbroni dhe ta vlerësoni gjatë bisedave me fëmijët. Diskutoni mosmarrëveshjet pas dyerve të mbyllura. Kërkojini falje fëmijëve së bashku kur gaboni.

6. Të konsumoni aq shumë alkool sa ajo të ndihet e pasigurt

Nëse ajo ndihet në siklet ose e pasigurt nga pirja juaj, është e gabuar.

Mësoni ta dëgjoni dhe të tërhiqeni kur ajo kërkon që të ndaloni së bëri diccka, në këtë rast të ndaloni pijen.

7. Gënjeshtrat dhe tradhtia

Duke mos i thënë asaj të vërtetën, ose duke u përfshirë emocionalisht ose fizikisht me një person tjetër, prish çdo marrëdhënie. Besimi është themeli i dashurisë. Kjo shkakton një plagë të thellë pasigurie, e cila e bën parteneren të dyshoj në çdo lëvizje tuajën.

Pranoni me përulësi tradhtinë tuaj, kërkoni falje dhe përgjigjuni me dhembshuri nevojës së saj për siguri.

Të gjitha marrëdhëniet kërkojnë shumë kujdes të butë.

Pa të, ato lehtë mund të kthehen në mërzi, shkëputje dhe tradhti.

Marrëdhënia juaj e dashurisë është burimi më i rëndësishëm i stabilitetit, vetëvlerësimit dhe prosperitetit. /Lajmi.net/