7% e votave të numëruara: Osmani dhe Abdixhiku kryesojnë në LDK, Gjini në AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë, ku janë numëruar votat në disa prej subjekteve kryesore politike në vend, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani Sadriu me…

Lajme

08/06/2026 21:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë, ku janë numëruar votat në disa prej subjekteve kryesore politike në vend, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani Sadriu me 4,226 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 3,880 vota dhe Doarsa Kica Xhelili me 3,013 vota.

Në pesëshen e parë të LDK-së renditen edhe Hykmete Bajrami me 2,202 vota dhe Avdullah Hoti me 1,871 vota. Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Ukë Rugova, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Ermal Sadiku dhe Lutfi Haziri, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), prin Ardian Gjini me 1,756 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 1,612 vota dhe Daut Haradinaj me 1,286 vota.

Në pesëshen e parë të AAK-së renditen edhe Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha, ndërsa në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Time Kadrijaj, Burim Ramadani, Arber Tolaj, Agim Çeku dhe Teuta Haxhiu.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon dhe pritet të ketë ndryshime në përditësimet e ardhshme të KQZ-së. /Lajmi.net/