7% e votave të numëruara: Ja kush po prin në VV dhe PDK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, ku tashmë janë numëruar mbi 7% e votave në nivel vendi. Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa renditjet në partitë kryesore po konsolidohen. Në Lëvizjen Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti prin me 12,948 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 9,960 vota.…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, ku tashmë janë numëruar mbi 7% e votave në nivel vendi. Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa renditjet në partitë kryesore po konsolidohen.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti prin me 12,948 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 9,960 vota.
Në pesëshen e parë të VV-së renditen edhe Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla-Schwarz, ndërsa në top 10 përfshihen gjithashtu Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci dhe Hajrulla Çeku.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), më së shumti vota ka marrë Bedri Hamza me 6,773 vota, i ndjekur nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku.
Në dhjetëshen e parë të PDK-së renditen edhe Sala Jashari, Elmi Reçica, Arbnore Salihu, Kosovare Murseli dhe Arben Mustafa. /Lajmi.net/