7.5 milionë euro në vit, plus bonuse – Inter shumë afër Eriksen

Inter është gjithnjë e më afër nënshkrimit me Christian Eriksen.

Sport

12/01/2020 09:18

‘Zi kaltrit’ janë në kërkim të nënshkrimit të një mesfushori, dhe Eriksen është një nga emrat që lidhet me një kalim të mundshëm në ‘San Siro’.

Ylli i Tottenham prinë listën e dëshirave të Inter, së bashku me Arturo Vidal, dhe tashmë janë zbuluar edhe detaje të ofertës.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Inter do t’i ofrojë danezit një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, transmeton lajmi.net.

Kurse, në marrëveshjen personale, Eriksen do të fitojë rreth 7.5 milionë euro për vit, pa llogaritur bonuset.

Kontrata e Eriksen te Tottenham do të skadojë në fund të këtij sezoni, prandaj skuadra londineze pritet të pajtohet në janar, për të mos e humbur lojtarin si transferim të lirë. /Lajmi.net/