Tha se VV e ka të sigurtë vendin e parë në zgjedhje, Haradinaj i përgjigjet Konjufcës
AAK dhe Nisma sot kanë zyrtarizuar koalicionin e tyre parazgjedhor. Ato në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, do të garojnë së bashku. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke iu përgjigjur kryeparlamentarit Glauk Konjufca, se vendi i parë është i sigurtë dhe tjerat parti garojnë për vendet dy e më poshtë, deklaroi se Konjufca…

Lajme
AAK dhe Nisma sot kanë zyrtarizuar koalicionin e tyre parazgjedhor. Ato në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, do të garojnë së bashku.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke iu përgjigjur kryeparlamentarit Glauk Konjufca, se vendi i parë është i sigurtë dhe tjerat parti garojnë për vendet dy e më poshtë, deklaroi se Konjufca njihet si kontradiktor për shumë tema.
Ai shtoi se koalicioni aspiron pozitën e parë, shkruan lajmi.net.
“Ne dëgjojmë shpeshherë deklarata të zyrtarëve, pushtetarëve të sotëm. Vërtetë ata nuk mbajnë përgjegjësi për fjalën e vet. Kanë qenë kontradiktorë për shumë tema. Unë për këtë e kam pasë cilësu mashtrus Kurtin. Zoti Konjufca njëherë na pat thonë që s’ka as ksi as asi, për Asociacion. Pastaj i ndryshoj qëndrimet e veta. Kjo se pozita e të parit është e sigurtë, atë e din sovrani. Para këtyre zgjedhjeve, votuesi e ka shpall të parin VV, po ashtu si e ka shpallë mundet me ja marrë atë pozitë. Ne aspirojmë pozitën e parë në tabelën e subjekteve politike”, tha Konjufca për gazetarin Zgjim Sefa të lajmi.net.
Ndërsa Limaj, duke u përgjigjur se a po merr mbështetje nga AAK për ta kaluar pragun, ai u përgjigj se Nisma është parti e konsoliduar dhe se tani ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim forcash.
“Ne më 28 shkurt mbushim 10 vjet që nga themelimi. Kanë qenë 10 vjet sfiduese për Kosovën. Edhe ne si parti politike kemi pasë sfida të ndryshme. Tani Nisma është parti e konsoliduar, ka elektoratin e sprovuar dhe e vendosur në vizionin e saj. Sot më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim forcash. Të ndarë nuk mund t’i arrijmë objektivat e përbashkëta që janë interes i vendit” , tha Limaj për lajmi.net.