66 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 73 personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lajme

19/08/2019 14:19

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëzet (20) personave, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Siç thuhet në njoftim, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë e dy (32) aktakuza kundër tridhjetë e katër (34) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, në tri raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona në tri raste të ndara.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Gjithashtu kjo prokurori gjatë ditës së premte ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave për veprën veprën penale “Fajde”. Po ashtu, gjatë 24 orëve të ditës se premte janë ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza ndaj gjithsej tetë (8) personave të pandehur.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. /Lajmi.net/