66.31% e votave me postë janë numëruar, kjo është përqindja e deritanishme e partive politike
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se numërimi në Qendrat e Numërimit është duke vazhduar në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit. KQZ bëri të ditur se numërimi i votave të ardhura me postë nuk ka përfunduar ende. Numërimi ka shkuar në 66.31% të këtyre votave, transmeton lajmi.net. Në përditësimin e fundit të bërë mbrëmë në…

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se numërimi në Qendrat e Numërimit është duke vazhduar në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
KQZ bëri të ditur se numërimi i votave të ardhura me postë nuk ka përfunduar ende.
Numërimi ka shkuar në 66.31% të këtyre votave, transmeton lajmi.net.
Në përditësimin e fundit të bërë mbrëmë në ora 00:54 del se përqindja tani për tani qëndron kështu:
Vetëvendosje me 52.72%
Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.80%
Partia Demokratike e Kosovës me 7.98%
AAK me 3.32%.
Duhet përkujtuar që në votat për subjektet politike në votimet e mbajtura në Kosovë, Vetëvendosje ka 40.90%, PDK ka 22.3% LDK ka 17.64% kurse AAK-Nisma kanë 7.46% të votave./Lajmi.net/