64-vjeçari nga Prishtina jeton i vetëm dhe në kushte të vështira

Është një plak në Prishtinë që ka nevojë për ndihmë. Ai jeton i vetëm në kushte të vështira ekonomike.

Lajme

14/10/2018 21:28

Bajram Maloku nga Prishtina në këtë shtëpi të vjetër jeton tash e sa vite. 64-vjeçari që nuk e ka askënd pranë,  jetën në këtë shtëpi e bën në kushte të rënda ekonomike.

“Kushtet katastrofale. Vetë jetoj. Qysh t’mundem gjendem, më ndihmojnë të tjerët. Shtëpia është gati me u rrëzua”, thotë Maloku.

Ai frikësohet se kjo shtëpi e vjetër mund të rrënohet për shkak të të ftohtit.

“Unë po tutem me ndejtë kur të vjen dimri dhe i ftohti. Kam qejf që të më ndihmoj dikush se shtëpia gati po më rrëzohet edhe dimri është i vështirë”, thotë plaku 64-vjeçar.

Pothuajse çdo ditë ai endet rrugëve të Prishtinës që të gjej ndonjë punë, pasi thotë se ende është në gjendje që të punojë sado pak që të sigurojë kafshatën e gojës.

YouTube player