61 aksidente trafiku brenda 24 orëve, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 gjoba
61 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vendin tonë. Në raportin e policisë, bëhet e ditur se 23 aksidente kanë qenë me dëme materiale dhe 38 të tjera me të lënduar. Sakaq, janë shqiptuar edhe 2 mijë e 479 gjoba trafiku si dhe 16 persona janë arrestuar.