60 vjeçari martohet me 19 vjeçaren, këtë e lejon edhe gruaja e tij 44 vjeçare (Foto/Video)
Pastori 60 vjeçar është martuar me të dashurën e tij 19 vjeçare me mbështetjen e plotë të gruas së tij 44 vjeçare, dhe tani adoleshentja është edhe shtatzënë.

Fun
Thom Miller, një ish-mafi i cili kur ishte në burg ishte bërë fetar, tani është duke e ndërtuar një shtëpi të re në vendlindjen e tij në Mansfield, Ohio, raporton lajmi.net.
Belinda, 44 vjeçare dhe Reba, 19 vjeçare, thonë se që të dyja janë shumë të lumtura pavarësisht se jetojnë në poligami.
Përderisa Miller e ndërton shtëpinë e tij të re, gratë e tija flenë me radhë me të, secila nga 3 net radhazi.
Miller e drejton një ministri e cila i viziton burgjet dhe gjithashtu e ka edhe kishën e tij në Mansfield, në të cilën ai është martuar me 19 vjeçaren Reba.
Miller dhe Belinda kanë folur për poligaminë pas martesës së tyre, por ideja është bërë realitet kur ata e kishin takuar Reba Kerfoot, të cilën ai e kishte njohur qysh kur ajo ishte vetëm një fëmijë.
Sidoqoftë, lajmi.net i sjell për ju disa fotografi të kësaj martese por që pavarësisht rrethanave ata që të tre janë shumë të lumtur.
/lajmi.net