60 minuta tek Dheu i Bardhë e 40 në Merdare- Shtohen kolonat në dalje të vendit
Mërgimtarët dhe qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare të Kosovës po përballen me pritje të ndryshme, varësisht nga pika e kalimit. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60…
Lajme
Mërgimtarët dhe qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare të Kosovës po përballen me pritje të ndryshme, varësisht nga pika e kalimit.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta.
Pritje më të gjata janë evidentuar edhe në Merdarë, ku në dalje nevojiten deri në 40 minuta, ndërsa në Hanin e Elezit pritjet arrijnë në rreth 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Në shumicën e pikëkalimeve të tjera, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Kullën, Vërmicën, Qafën e Morinës, Stançiqin, Mutivodën dhe Globoqicën, pritjet janë të shkurtra, duke lëvizur nga 3 deri në 5 minuta.
