6 sjelljet që duhet të shmangni patjetër pas një zënke me partnerin

11:03 | 3 Gusht 2021

Për të pasur një lidhje sa më të mirë, duhet të bëni ca ndryshime tek vetja.

Ekspertët pohojnë se komunikimi është çelësi i të gjitha marrëdhënieve, por takti e të thënët të gjërave është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Ja si duhet të silleni pas një zënke në mënyrë që të mos e thelloni më shumë !

  1. Qetësohuni

Nëse nuk mund të qetësoni sistemin tuaj nervor, nuk do të jeni në gjendje të zgjidhni në mënyrë efektive asnjë çështje ose konflikt që mund të keni.

  1. Reflektoni kur të jeni vetëm

Pranoni ndjenjat tuaja dhe mos u përpiqni të fshihni as zemërimin, as zhgënjimin apo çfarëdolloj ndjenje tjetër negative. Çdo pasiguri e juaja ndikon në një mënyrë apo në një tjetër në lidhjen tuaj, ndaj të pandikuar nga askush merrni kohë të kuptoni si ndiheni në të vërtetë e më pas të flisni me partnerin.

  1. Shënoni disa shkaktarë ose fraza që potencialisht kanë përkeqësuar zënkën me partnerin tuaj

Bëni mirë që këto fraza t’i thoni sa më rrallë (për të mos thënë fare) gjatë komunikimit në çift.

  1. Jini të sinqertë kur të jeni gati për të folur përsëri.
  2. Kur të jeni gati të bisedoni përsëri me partnerin tuaj, mos harroni të përdorni më shumë “UNË” në vend të “TI”

Shpesh njerëzit para se t’ia drejtojnë gishtin vetes, ia drejtojnë tjetrit. Para se të dilni në përfundime, analizoni të gjitha ‘gabimet’ tuaja e më pas shpërtheni në ankesa.

  1. Dëgjoni deklaratat e partnerit tuaj, pa provuar të “rregulloni” asgjë në atë sekondë. /Lajmi.net/