6 shenjat e sigurta që tregojnë fillesat e diabetit tipi 2

Ja çfarë nuk duhet të neglizhoni.

Lifestyle

17/02/2020 14:54

Nëse vuani nga diabeti i Tipit 2, ju keni pa dyshim një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme. (Por mund të jeni në fazat e para të sëmundjes dhe të mos keni asnjë nga këto simptoma).

Shenjat e hershme të diabetit, kush janë personat më të rrezikuar?

  • Shumë etje, gojë të thatë, urinim të shpeshtë: kjo ndodh pasi organizmi e përdor ujin për të eliminuar glukozën e tepërt me anë të urinës.
  • Shikim të turbullt: për shkak se trupi dehidratohet, përdor të gjitha lëngjet e mundshme, përfshirë ato të syve, për të eliminuar glukozën.
  • Uri të tepruar: për shkak se qelizat nuk marrin glukozën e mjaftueshme për t’u ushqyer.
  • Lodhje dhe nervozizëm: për shkak të mungesës së energjisë, ushqimi kryesor i qelizave tuaja, transmeton Living.
  • Probleme me tretjen: sepse pankreasi nuk prodhon vetëm insulinë, por edhe enzimat që i duhen organizmit për të tretur ushqimin. Nëse pankreasi nuk funksionon siç duhet, mungesa e insulinës dhe e enzimave vështirëson procesin e tretjes.
  • Hipoglicemi: rënia e energjisë, për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak, është pasojë e dobësimit të mëlçisë dhe gjëndrave mbiveshkore.

Nga urinimi i shpeshtë tek etja shumë e madhe. Shenjat e sëmundjes së përhapur tek fëmijët që nuk duhen neglizhuar.