6 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, në një rast i dyshuari rrahu dy vajzat se s’deshën të rrinin tek ai

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Tri nga këto raste u raportuan në rajonin e Prishtinës, dy të tjera në Pejë dhe një në Gjakovë. Në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra, derisa në një rast në Prishtinë ish-bashkëshorti ka marrë dy vajzat e mitura për vizitë…

Lajme

18/11/2025 11:07

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Tri nga këto raste u raportuan në rajonin e Prishtinës, dy të tjera në Pejë dhe një në Gjakovë.

Në të shumtën e rasteve viktimat ishin femra, derisa në një rast në Prishtinë ish-bashkëshorti ka marrë dy vajzat e mitura për vizitë dhe meqë vajzat nuk kanë dashur të kalojnë natën tek ai, dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë  17.11.2025 – 07:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës -bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 21.09.2025. Është raportuar se me datën e cekur, ish-bashkëshorti ka marrë dy vajzat e mitura për vizitë dhe meqë vajzat nuk kanë dashur të kalojnë natën tek i dyshuari, dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin, është informuar edhe QPS-ja, ndërsa nuk dihet për vendndodhjen e të dyshuarit. Është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Graqanicë 17.11.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që ishte i shqetësuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  Rr. Bill Klinton, Prishtinë  10.11.2025 – NN. Më 17.11.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj-i mitur, me datën e lart-cekur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.

Pejë 17.11.2025 – 15:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ofenduar ish bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë  17.11.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur viktimën femër kosovare, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë  16.11.2025 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj -vajzës së tij të mitur dhe i ka dëbuar nga shtëpia. I dyshuari është intervistuar dhe është penduar për sjelljet ndaj vajzës dhe ka kërkuar që e njëjta të kthehet në shtëpi. Viktima është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/