6 raste të armëmbajtjeve paleje vetëm brenda 24 orëve- sekuestrohen armë të ndryshme
Numër i madh i plagosjeve, vrasjeve e të shtënave me armë raportohen çdo ditë në vendin tonë. Pikërisht si shkak i përdorimit të armës shumë jetë shuhen e rreziku shtohet. Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka arritur që të ndalojë disa persona të dyshimtë për armëmbajtje pa leje. Gjashtë raste të armëmbajtjeve pa…
Lajme
Numër i madh i plagosjeve, vrasjeve e të shtënave me armë raportohen çdo ditë në vendin tonë.
Pikërisht si shkak i përdorimit të armës shumë jetë shuhen e rreziku shtohet.
Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka arritur që të ndalojë disa persona të dyshimtë për armëmbajtje pa leje.
Gjashtë raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar në komuna të ndryshme të Kosovës.
Disa nga të dyshuarit veçse janë arrestuar.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fshati Hallaq i vogël, Lipjan / 20.08.2026 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në një aheng kishin shtënë me armë zjarri. Dy pistoleta (njëra me gaz), katër fishekë dhe 21 gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Lagja Qamëria, Gjilan / 19.08.2026 – 09:45. Më 20.08.2026 gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar arma pushkë gjuetie me 17 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
- Rr. Hamez Zymberi, Gjakovë / 20.08.2026 – 19:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy pistoleta, tre karikatorë dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Rr. Martirët e Kombit, Gjakovë / 21.08.2026 – 01:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 10 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Haxhi Zeka, Vushtrri / 20.08.2026 – 22:00. Pas një informate për të shtëna me armë zjarri, Policia në vendin e ngjarjes ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë në një aheng familjar. Pistoleta me gaz dhe dy gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Bjeshkët e Shtedimit, Pejë / 20.08.2026 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me 2 karikatorë dhe 20 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/