“6 muaj e ka bojkotu Kuvendin, madje pa arsyetim, sot s’ka drejtë t’i obligojë deputetët-gjujke edhe gaz lotsjellës” Dërguti me detaje për Haxhiun
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu sot u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancë. Madje ajo tentoi që t’i obligojë deputetët që të bëhen pjesë e seancës për presidentin, anipse këtë gjë nuk e kanë të detyrueshme. E pas kësaj ka reaguar edhe ish-bashkëpartiakja Aida Dërguti, e cila…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu sot u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancë.
Madje ajo tentoi që t’i obligojë deputetët që të bëhen pjesë e seancës për presidentin, anipse këtë gjë nuk e kanë të detyrueshme.
E pas kësaj ka reaguar edhe ish-bashkëpartiakja Aida Dërguti, e cila dha disa detaje nga legjislaturat e vjetra.
Ajo tha se Haxhiu nuk ka kurrfarë të drejtë t’i obligojë sot deputetët për të qenë në seancë, pasi është vetë Haxhiu e cila gjashtë muaj nuk kishte shkuar në seancat e Kuvendit.
“Qe pra kjo që ka gjuajt gaz lotsjellës. 6 muaj e ka bojkotu Kuvendin, bashkë me mua. Pa asnjë arsyetim madje. Kemi thënë është e drejtë e jona kështu arsyetoheshim”,deklaroi Dërguti./Lajmi.net/