6 bakllava për Bajram
Më poshtë kemi përmbledhur 6 bakllava të ndryshme të cilat mund t'i përgatitni për Bajram.

Lifestyle
Perberesit:
5 kg pete per bakllava
700 gr arra te grimcuara
400 gr lajthi te grimcuara
400 gr biskota te bluara
200 gr griz
300 gr kokos
100 gr nisheste
30 gr kanelle
750 gr margarin
150-200 ml vaj
Per sherbetin:
3 kg sheqer
2 l uje
6 sheqer vanilje
3 limone(lengun)
Udhezimet:
Pergadisim perbersit duke grire arrat,lajthite,fergojme grizen ne pak margarine te shkrire,biskotat nese nuk jane te bluara i bluajme dhe ne te shtojme kanellen,perziejme kokosin dhe nishestene.
Shkrojme 500 gr margarin dhe 100 ml vaj.
Secilen pete te bakllavase se pari i sterpikim me kete perzierje vaji dhe margarine.
Kryesorja e pergaditjes se bakllavase eshte tek renditja .
Petet pasi i i sterpikim me yndyre,i qesim me maje gishtash nga perzierja e kokosit dhe nishestes(kjo sherben qe petet te mbesin me te shkrifta dhe te ndahen me lehte nga njera tjetra,dhe njeherit kokosi jep nje shije shume te kendshme).
Gjithashtu me maje gishtash shperndajme grizen ne secilen pete .
Tanim na mbetet vetem mbushja me biskotat e bluara, arrat dhe lajthite.
Veme nga 4 pete njera mbi tjetren ,secilen te lyer me vaj dhe me perzierjen e nishestes me kokos,dhe grizen e shperndare gjithashtu.
Ne fund te 4 peteve qesim me luge me luge nga biskotat e bluara,nga masa e arrave dhe lajthive,qesim nga nje luge margarine te shkrire persiper mases se mbushjes qe masa te kompaktesohet dhe te mos shperndahet gjate mbeshtjelljes.
Petet e mbeshtjlellura ne role i prejme me gjatesi 5-6 cm dhe rendisim ne taven per pjekje te lyer me vaj.(ose rolene e tere e qesim ne tepsi per se gjati dhe ne fund i presim pernjehere ne gjatesi 5-6 cm,rendsimi keshtu te gjitha petet e bera ne role dhe i presim pernjehere).
Proceduren e perserisim derisa te na hargjohen petet dhe mbushja.
Pjekim ne temperature 180 gradeper 90 minuta.
Tanim pergadisim sherbetin.
Qesim sheqerin dhe ujin ne nje ene,perziejme derisa sheqeri te shkrihet,veme enen te vloj dhe ajo qe eshte me kryesorja tek bakllavaja eshte dendesia e sherbetit.
Pra per sherbetin duhet pasur kujdes qe pasi te vloj per 10-15 minuta,atehere e vertetojme dendesine ku e marim nje ene qelci dhe ne te pikim nje pike leng nga sherbeti dhe nese pika e lengut nuk shperdahet atehere sherbeti eshte i gatshem.
Pastaj i shtojme lengun e limonit dhe sheqer vaniljen,e perziejme mire dhe i qesim bakllavase se ftohte. GJITHSESI duhet te jete njera e ftohte dhe tjetra e nxehte,pra ne kete raste bakllavaja e ftohte dhe sherbeti i nxehte.
Bakllavan e leme te qendroj per 24 ore dhe pastaj e sherbejme.
Perberesit:
15 pete te gatshme per pite ose per bakllava
120 gr nutelle vetem pjesa e kafte
100-150 arra te bluara
250 gr margarin
200 gr cokollate per zierje
6 luge vaj
Sherbeti:
300 gr sheqer
300 ml uje
Udhezimet:
Se pari ziejme sherbetin dhe leme te ftohet.
Shkrijme margarinen por jo te vloje.
Marim nga tri pete,secilen e sterpikim me margarin te shkrire.
Kur sterpikim peten e trete duhet pasur kujdes qe mos te fillojme nga filimi i petes por qe te mbetet se paku 3 cm pa yndyre.Kjo sherben qe kur te qesim nutellen per se gjati shtrijme nutellen me luge, te mos rreshqasi.
Pastaj shperndajme arrat e bluara ose te grira imet dhe mbeshtjellim ne role.
Rolete e pergaditura i shtrijme ne tepsi te lyer me yndyre i prejme nga 4-5 cm gjatesi dhe ne fund i lyejme persiper me margarinen e mbetur te shkrire.
Pjekim ne 180-200 grade derisa te marr ngjyre te kuqrremt.
Bakllavate e pjekura i nxjerrim nga tava, shpejt i kalojme neper sherbetin e ftohte dhe pasi i nxjerrim nga sherbeti i rendisim ne ndonje tabaka.
Kur rolete e bakllavase te jene ftohur i i marim nje nga nje,i kalojme neper cokollate te shkrire me pak vaj,i rendisim pastaj prap nje tabaka te mbuluar me leter per pjekje.
Lihen te ftohen mire.
500 gr miell
maje gishtash krip
1 veze
pak vaj
uje
margarin
Mbushja:
½ l qumesht
1 sheqer vanilje
5 luge griz
100 gr kokos
100 gr margarin
Sherbeti:
600 ml uje
600 gr sheqer
Udhezimet:
Qumeshtin e vlojme me sheqer vaniljne dhe grizen.Perziejme derisa te trashet,largojme nga zjarri dhe shtojme kokosin.Perziejme qe te bashkohen mire perbersit.
Brumin per petet e bejme ne menyre klasike ku ne ene me miellin shtojme nje veze,kripen,3-4 luge vaj dhe shtojme uje duke perzier vazhdimsiht derisa te behet nje mase brumi me e trashe qe nuk ngjitet per duar,dmth ujin e shtojme gradualisht qe mos te teprohet pastaj.
Pasi kemi bere brumin per petet e leme te qendroj per 30 minuta.
Pastaj kete brum e nxjerrim ne tavolinen e punes te permillur dhe nga i cili brum do te ndajme 30 toptha.
Secilin topth e rrumbullaksojme mire ,i mbulojme me lecke kuzhine dhe i leme edhe per 15 minuta.
Pasta secilin topth e hollojme ne madhesi te pjates se madhe dhe i leme te thahen per pak.Me se miri eshte te thahen me shpejt me tharesen e flokve.
Gjithashtu eshte me mire qe te hollohen nga 5 pete,te thahen dhe te mbeshtillen, dhe pastaj te hollohen te tjerat.
Ne secilen pete te holluar, sterpikim me pak margarin te shkriredhe i terheqim skajet nga jasht mbrenda duke lene pak hapesire ne mes.
Ne mesin e lene do te qesim nga nje luge nga kremi per mbushje dhe do te terheqim skajet duke i palosur mbi njera tjetren qe te katertat fletaza dhe duke i dhen keshtu nje forme te rrumbullaket.Bakllavate e pergaditura ne kete menyre i rendisim ne tepsi te lyer me vaj.
Bakllavate e pergaditura i lyejme persiper me 100 gr margarin te shkrire.
Pjekim per 45 minuta ne 180 grade.
Ne nderkohe ziejme sherbetin me ujin dhe sheqerin dhe pasi te piqet bakllavaja e pervelojme me sherbetin e nxehte,bakllvaja e vaket sherbeti i nxehte.Ju befte mire.
Perberesit:
1 pako pete per bakllava
150 gr margarin
50 ml vaj
500 gr arra
Sherbeti:
4 gota uje
5 gota sheqer
Udhezimet:
Se pari ziejme sherbetin.
Shkrijme margarinen dhe perziejm e me vajin.
Marim nje nga petet e bakllavase,sterpikim me tretesiren me vajin dhe margarinen dhe qesim persiper peten e dyte dhe gjithashtu sterpikim me yndyre,qesim dhe te treten dhe qesim nga pak nga arrat te grira te shperndara ne krejt siperfaqen e petes.
Mbeshtjellim ne forme roleje qe te tri petet se bashku dhe formojme keshtu nje role te madhe.
Rolene nga petet e bakllavase e prejme nga 2-3 cm trashesi dhe rendisim na tepsi te lyer me vaj ne pozite horizontale.
Keshtu vazhdojme me petet dhe arrat duke bere role dhe duke i renditur ne tepsi e derisa te hargjohen petet dhe arrat.
Ne fund i qesim magarinen e mbetur persiper dhe pjekim ne 180 grade derisa te marrin ngjyre te kuqrremt.
Pas pjekjes pervelojme me sherbetin e zier per 10 minuta nga momenti i vlimit .Bakllavaja e ftohte dhe sherbeti i vale.
Ju befte mire.
Perberesit:
800gr niseshte
4 veze
1 gote kos
1 gote vaj
1 gote sheqer
Miell
Rrush terun, arra te bluara
300 gr margarin
1 kg sheqer + sheqer vanilje
1l uje
1 limon
Tunden se pari vezet dhe pastaj shtohet sheqeri dhe perzihet derisa te shkrihet dhe pastaj shtohet vaji dhe kosi.
Pastaj shtohet miell gradualisht derisa te behet nje brume i trashe dhe mbulohet dhe lihet per nje ore te qendroje.
Pastaj miret dhe ne tavolinen e punes ndahen 40 toptha nga kjo mase.
Petet hollohen me niseshte.
Secili topth hollohet me anen e hollusit ne madhesi aq sa te jete e mundur pa u shperndare, dmth te mos shkyhet.
Pastaj mirret secila pete strerpiket me margarine te shkrire ose vaj dhe behen nga dy njera mbi tjetren.
Pastaj mirret nje hollus i holle ne trashesi te lapsit dhe vendoset tek mbushja me arra te bluara ose rrush terun ne skaje te petes dhe perskoj vendoset hollusi dhe behet ne forme roleje deri ne fund dhe shtypet pak me gishta qe mos te shperndahet.
Pastaj me dore terhiqet duke e rrudhosur derisa te del nga hollusi dhe pritet ne gjatesi deri 10 cm dhe renditen ne tepsi .
Pastaj lyhen edhe persiper me margarine dhe piqet ne furre te nxehte 180 grade per 40 minuta ose derisa te merr ngjyre te verdhe.
Pastaj i qitet sherbeti me i zier me 1 kg sheqer dhe 1 liter uje dhe 1 limon.
Sherbeti zihet per 15 minuta pasi te filloj vlimi dhe i qitet ne fund lengu i limonit dhe sheqer vanilje.
Bakllava mund te behet edhe me pete te gatshme e procedura eshte njesoj, sterpiken petet secila me vaj soe margarine dhe behen nga dy dhe mbeshtillen ne forme roleje si me pare.
Përbërësit:
5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
1 gotë vaj
1 gotë qumësht
1 lugë të mesme sheqer
1 maje thike kripë
Rreth 500 gr miell
Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
200 – 300 gr. gjalpë
Shërbeti
2 kavanoza të mëdha me sheqër rreth 1.2 kg
2 kavanoza të mëdha me ujë
Udhëzimet:
Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcjellet prej gjeneratës në gjeneratë edhe tek ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.
Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.
Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleçë, të vegjël (sa e kuqja e vesë).
Merren nga 10 kuleçë dhe tëhollohen një nga një me nisheste . Pastaj merren që të 10 kuleçët dhe në ndërmjet iu vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku tëhollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleçët e bërë. Dy nga petet e teholluara shtrihen ne tepsi,vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petet tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi që të pritet bakllava ngadalë ja vini përsipëri gjalpën e shkrirë.
Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.
Shërbeti
Të vlohet uji rreth 30 minuta deri sa të trashet shërbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me shërbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për tu servuar. /kuzhinashqiptare