Konjufca takohet me ambasadorin austriak: E cilëson Austrinë si mbështetëse të fuqishme të Kosovës
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, e ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer. Ai në këtë takim e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen që ia jep Austria Kosovës. “Konjufca gjithashtu falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e palëkundur që i jep Austria Kosovës, dhe shprehu se Austria nuk është vetëm një shtet…
Lajme
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, e ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer.
Ai në këtë takim e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen që ia jep Austria Kosovës.
“Konjufca gjithashtu falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e palëkundur që i jep Austria Kosovës, dhe shprehu se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht por edhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha sfidat dhe rrugëtimet shtetndërtuese”, thuhet në komunikatën për shtyp.
Në këtë takim, Konjufca dhe Schnetzer kanë shkëmbyer pikëpamjet përkitazi me zhvillimet politike në vend e rajon, si dhe u bisedua për një bashkëpunim në kuadër të programit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Austriak, ku nëpunësit e administratës së Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësinë të marrin njohuri dhe të njihen me praktikat e Parlamentit të Austrisë
“Kryetari Konjufca dhe Ambasadori Schnetzer po ashtu shprehën gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha e sektorë të tjerë me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.“- thuhet në postimin zyrtar. /Lajmi.net/