EXIT-Polli për zgjedhjet në Shqipëri, Rama del i pari

Në Shqipëri sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Shqipërisë. Nga ora 07:00 në mëngjes e deri në ora 19:00, qytetarët e Shqipërisë kanë pasur mundësinë të votojnë atë që duan t’i udhëheq shtetin në katër vitet e ardhshme. Albanian Post në Klan Kosova menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve kanë publikuar EXIT-Pollin ku parashihen…

Lajme

11/05/2025 19:01

Në Shqipëri sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Shqipërisë.

Nga ora 07:00 në mëngjes e deri në ora 19:00, qytetarët e Shqipërisë kanë pasur mundësinë të votojnë atë që duan t’i udhëheq shtetin në katër vitet e ardhshme.

Albanian Post në Klan Kosova menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve kanë publikuar EXIT-Pollin ku parashihen rezultatet e zgjedhjeve.

Ky EXIT-Poll ka dal me këto rezultate:

PS: 51.8%

PD-AShM: 38%

ShB: 1.8%

PM: 3.6%%

LB: 1.2%

PSD: 2.2%

KE: 1.4%

Margjina e gabimit në këtë matje është tre përqind