“53 milionët”: Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burg
Gjykata ka marrë vendim për çështjen e 53 milionëshit. Pal Lekaj i AAK-së, i akuzuar në këtë rast, është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, shkruan lajmi.net. Gjithashtu, atij i është ndaluar edhe për 3 vite e 6 muaj ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike. Po ashtu Gjykata vendosi që Eset…
Lajme
Gjykata ka marrë vendim për çështjen e 53 milionëshit.
Pal Lekaj i AAK-së, i akuzuar në këtë rast, është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, shkruan lajmi.net.
Gjithashtu, atij i është ndaluar edhe për 3 vite e 6 muaj ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike.
Po ashtu Gjykata vendosi që Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuarit tjerë në rastin e njohur i “53 milionëshi”, të dënohen me 10 vjet e 3 muaj burigm së bashku.
Nebih Shatri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, ndaj tij u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh.
Ndërsa, Eset Berisha u dënua me 3 vite e 3 muaj burgim. Po ashtu, ndaj Berishës u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Ndryshe, në seancën e mbajtur më 26 janar 2024, Prokuroria kërkoi dënim maksimal për të akuzuarit, kurse mbrojtja lirimin e tyre nga akuza.
Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.