Zelensky pas zhvillimeve të djeshme: Thelbësore të na përkrah presidenti Trump, ai dëshiron përfundimin e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë me disa shkrime në rrjetin social “X”, pas zhvillimeve të mbrëmshme ku pati një debat para kamerave me presidentin amerikan, Donald Trump dhe zëvendësin e tij, JD Vance, derisa po mbanin takim në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky ka theksuar se është “thelbësore” për Ukrinën që ta ketë…

Bota

01/03/2025 13:37

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë me disa shkrime në rrjetin social “X”, pas zhvillimeve të mbrëmshme ku pati një debat para kamerave me presidentin amerikan, Donald Trump dhe zëvendësin e tij, JD Vance, derisa po mbanin takim në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky ka theksuar se është “thelbësore” për Ukrinën që ta ketë përkrahjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Është thelbësore për ne ta kemi përkrahjen e presidentit Trump…Ai dëshiron të përfundojë luftën, por askush nuk e dëshiron paqen më shumë se ne” – ka thënë presidenti ukrainas, transmeton Nacionale.

Zelensky ka theksuar mirënjohjen e tij për përkrahjen e ShBA-së ndaj Ukrainës, në këto tri vite prej kur Rusia pushtoi shtetin e tij.

Derisa zëvendëspresidenti Vance vuri në pikëpyetje nëse lideri ukrainas ka falenderuar ndonjëherë ShBA-në për përkrahjen, Zelensky ka shkruar:

“Jemi shuëm mirënjohjes ndaj ShBA-së për gjithë përkrahjen. Jam falenderues ndaj presidentit Trump, Kongresit dhe gjithë popullit amerikan. Ukrainasit e kanë vlerësuar gjithmonë këtë përkahje, sidomso gjatë këtyre tri viteve të pushtimit”.

Ai ka theksuar se pavarësisht përplasjes gjatë së premtes, Ukraina dhe ShBA “vazhdojnë të jenë partnerë strategjikë. Por, duhet të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejt me njëri tjetrin dhe të kuptojmë qëllimet tona të përbashkta”.

Zelensky ka shtuar se Ukraina është gati ta nënshkrukajë marrëveshjen për mineralet.

“Por kemi nevojë më shumë se për këtë. Një armë pushim pa garanca sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën. Jemi duke luftuar që tri vite, dhe populli ukrainas duhet të dijë se Amerika është në anën tonë”.

“Populli amerikan ndihmoi që ta shpëtojë popullin tonë. Njerëzit dhe të drejtat e njeriut vijnë të parat. Jemi sinqerisht falenderuar. Duam vetëm marrëdhënie të fuqishme me Amerikën, dhe shpresoj që t’i kemi” – ka thënë ai.