523 incizime PET/CT u kryen në QKUK brenda një viti, ekzaminim ky që në privat kushton 1300 euro
Shërbimit Spitalor Klinik i Kosova ka njoftuar se sot janë bërë një vit që nga fillimi i ofrimit të shërbimit me aparaturën PET/CT në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, në QKUK. Sipas ShSKUK-së, këtë vit janë realizuar gjithsej 523 incizime PET/CT, duke i mundësuar qindra pacientëve që ta marrin këtë shërbim pa pagesë. E në…

Lajme
Shërbimit Spitalor Klinik i Kosova ka njoftuar se sot janë bërë një vit që nga fillimi i ofrimit të shërbimit me aparaturën PET/CT në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, në QKUK.
Sipas ShSKUK-së, këtë vit janë realizuar gjithsej 523 incizime PET/CT, duke i mundësuar qindra pacientëve që ta marrin këtë shërbim pa pagesë.
E në sektorin privat sipas tyre një ekzaminim i tillë kushton 1 mijë deri në 1 mijë e 300 euro.
“Përveç lehtësimit të madh financiar për qytetarët, ky shërbim është një avancim domethënës në diagnostikimin e saktë dhe në kohë, veçanërisht në fushën e onkologjisë. Ky shërbim modern u bë i mundur falë angazhimit të Fondacionit “Jahjaga”, me përkrahjen e çmuar të Fondacionit “Al Walid” nga Arabia Saudite.”,thuhet në njoftim.
Që nga fillimi i instalimit të aparaturës në shkurt 2024, ShSKUK ka organizuar trajnime intensive për personelin mjekësor, përfshirë katër javë trajnim për stafin e mesëm, si dhe trajnime disa javore e mujore për specialistët e Mjekësisë Nukleare në Hungari, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi./Lajmi.net/