52 aksidente për një ditë në Kosovë, një me fatalitet

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 52 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 1 aksident ishte me fatalitet, 19 me të lënduar derisa 32 të tjerë me dëme materiale. Po ashtu gjatë kësaj faze kohore u shqiptuan 1582 gjoba trafiku. U arrestuan 23 persona, 13 u dërguan në mbajtje,…

Lajme

29/06/2025 09:06

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 52 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 1 aksident ishte me fatalitet, 19 me të lënduar derisa 32 të tjerë me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj faze kohore u shqiptuan 1582 gjoba trafiku.

U arrestuan 23 persona, 13 u dërguan në mbajtje, dhe një tjetër u dërgua në vuajtje të dënimit.