500 raste të reja me kancer në Kosovë gjatë tre muajve të parë të 2026-tës, ShSKUK thotë se ka më së paku raste në rajon

Klinika e Onkologjisë në QKUK, përmes faqeve zyrtare të ShSKUK-së, ka njoftuar në lidhje me rastet me sëmundje malinje që shfaqen çdo vit në Kosovë. Sipas kësaj Klinike, trendi i paraqitjes së sëmundjeve malinje në Kosovë mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë vitit të fundit, dhe së në baza vjetore regjistrohen mesatarisht rreth 2 mijë e…

Lajme

25/03/2026 15:35

Klinika e Onkologjisë në QKUK, përmes faqeve zyrtare të ShSKUK-së, ka njoftuar në lidhje me rastet me sëmundje malinje që shfaqen çdo vit në Kosovë.

Sipas kësaj Klinike, trendi i paraqitjes së sëmundjeve malinje në Kosovë mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë vitit të fundit, dhe së në baza vjetore regjistrohen mesatarisht rreth 2 mijë e 100 raste të reja.

“Gjatë periudhës janar – 20 mars të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë janë pranuar dhe trajtuar për herë të parë rreth 500 pacientë, të cilët kanë kaluar nëpër proceset e nevojshme të ekzaminimit, diagnostikimit dhe trajtimit sipas standardeve bashkëkohore mjekësore”, kanë thënë nga kjo Klinikë.

Ata kanë thënë se këto të dhëna tregojnë një situatë të qëndrueshme dhe të monitoruar me kujdes nga profesionistët shëndetësorë, ndërkohë që incidenca e sëmundjeve malinje në vend vazhdon të mbetet më e ulët krahasuar me disa vende të rajonit.

“Klinika e Onkologjisë punon vazhdimisht për avancimin e shërbimeve për pacientët, duke u fokusuar në diagnostikimin e hershëm, ofrimin e trajtimeve moderne dhe sigurimin e kujdesit të vazhdueshëm dhe cilësor për çdo pacient. Klinika edhe më tej do të punojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, me qëllim përmirësimin e shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: