Një numër i këtyre personave nuk janë persona që kanë humbur tërësisht shtëpinë por janë persona në një situatë traumatike dhe me shtëpinë në kushte frike që jo domosdoshmërisht janë kushte objektive që lidhen me qëndrueshmërinë e godinës. Ne nuk do të lëmë njerëz të traumatizuar pa u shërbyer në këtë fazë të parë”, deklaroi ai.
50 të vdekur nga tërmeti shkatërrues, Rama: Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë
Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e sotme të qeverisë se janë 50 qytetarë që janë ndarë nga jeta si rezultat i tërmetit dhe se operacionet e kërkim-shpëtimi kanë përfunduar.
Lajme
Ndërkohë ai ka vlerësuar trupat shqiptare që punuan për nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat duke theksuar se 38 qytetarë janë shpëtuar prej tyre.
“Numri i qytetarëve që janë ndarë nga jeta si rezultat i tërmetit ka mbërritur në 50 dhe operacionet e kërkim shpëtimit kanë përfunduar.
Aktualisht në spitale marrin ndihmë mjekësore 41 persona, 34 te Trauma, 4 në Durrës, 3 të tjerë jashtë vendit për kurim dhe disa në një vëzhgim shumë intensiv për të parë ecurinë, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë ka gati transferimet nëse do të kërkohet nga mjekët. Tërësia e personave të akomoduara në strukturat hoteliere është 2472. Harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi deri në Gjirokastër.