Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

50% të pagave dhe qirasë/ Qeveria do të ndajë mjete për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID

13:11 | 8 Prill 2021

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, pas një takimi me ministrin e Financave Hekuran Murati ka njoftuar se janë pajtuar që të subvencionohen 50 për qind e pagave të punëtorëve dhe 50 për qind e shpenzimeve të qirasë për sektorët të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga masat e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se mjetet do të ndahen, në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj.

Postimi i plotë:

Sapo perfunduam nje takim shume permbajtesor me Ministrin Hekuran Murati
U dakorduam, qe per sektoret e ndikuar direkt nga masat e fundit te:
– Subvencionohet 50% e pagave te punetoreve;
– Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirase;
– Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me se largu ne fillim te muajit Maj.

Gjitheashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, perfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.

Falenderojme Ministrin Murati per veprimin e shpejte, ne lehtesimin e gjendjes jo te lehte te sektoreve te ndikuar nga masat e fundit kufizuese. /Lajmi.net/