50 Cent bëhet me yll në “Walk of Fame” në Hollywood
50 Cent u bë me yll në "Walk of Fame".

ShowBiz
Shtatëmbëdhjetë vjet nga publikimi i albumit të tij të parë Get Rich or Die Tryin ‘, reperi u bë me yll në “Walk of Fame” në Hollywood, të enjten (30 janar), shkruan rap-up, transmeton lajmi.net.
Miqtë e tij, përfshirë Eminem dhe Dr Dree ishin të pranishëm në këtë ceremoni
Pas disa fjalëve të Chris Albrecht, Eminem u ngjit në skenë për të kujtuar herën e parë kur takoi Curtis Jackson, i njohur si 50 Cent.
“Thjesht ndjehej se ai do të jetë yll. Mënyra se si ai e mbante veten, gjithçka”. Dukej sikur ai ishte e gjithë pakoja”, tha reperi.
Eminem gjithashtu foli edhe për miqësinë e tyre “Unë jam sot këtu, sepse ky nuk është vetëm partner në biznes, është një nga miqtë më të mirë që kam njohur ndonjëherë në botë dhe do të thoja se është shumë më argëtuese të jesh shoku i tij sesa të jesh armiku i tij , sepse ky djalë është i pamëshirshëm. Dhe ai nuk do të ndalet”.
Ai po ashtu renditi arritjet e 50 Cent, përfshië angazhimin e tij si reper, aktor, regjisor dhe producent.
Ndër të tjera, përmendi faktin se artisti e kishte ndihmuar kur ishte në kohë të vështira dhe se ishte gjithmonë aty për të, kur 50 Cent kishte nevojë për të.
Ndërkohë, 50 Cent gjatë fjalimit të tij tha “Unë i thash Eminemit që ndjeva se ky ishte çmimi i arritjeve të jetës për mua dhe se ishte edhe për shkak se nuk mora shumë çmime për sukseset që arrita në muzikë”.
Ai përmendi edhe faktin se kishte humbur në kategorinë “Artisti më i mirë i ri” në Grammy 2004.
Ceremonia vjen para premierës së dramvs së re të 50 Cent, “For Life”, e cila jepet më 11 shkurt. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B7-JNe-HxF4/
https://www.instagram.com/p/B7-R5wvnH_D/