5 vjeçari nga Lipjani i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në nivel të shputave, QKUK jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore
Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se 5 vjeçari nga Lipjani që dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij, i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike. Përmes këtij njoftimi, ata kanë thënë se intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore.…
Lajme
Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se 5 vjeçari nga Lipjani që dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij, i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.
Përmes këtij njoftimi, ata kanë thënë se intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore.
“Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile. Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore”, ka njoftuar Klinika e Pediatrisë.
Ata kanë thënë se ekipet profesionale shëndetësore janë duke ofruar përkujdesje maksimale dhe trajtimin e nevojshëm në përputhje me protokollet mjekësore. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: