5 ushqimet që zbehin dëshirën për seks

13:16 | 29 Dhjetor 2018

Ushqimi dhe seksi duket se kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin. Ashtu sikurse ka ushqime afrodiziake që nxisin epshin, po ashtu ka edhe ushqime të cilat ulin dëshirën seksuale.

Në qoftë se keni kohë që njiheni me dikënd dhe mendoni se ka ardhur momente për të patur marrëdhënie intime, bëni mirë të mos konsumoni ushqimet e mëposhtme, gjithmonë nëse nuk doni të bëni figurë të keqe para tij/saj.

Soja dhe nënproduket e saj: Burrat as që duhet ta çojnë në mendje të hanë nënproduktet e sojë para seksit, pasi jo vetëm ul nivelin e testosteronit, por zbeh dukshëm dëshirën për seks.

Alkooli: Alkooli mund të ndikojë pozitivisht në vetëbesimin, por negativisht në aftësinë seksuale. “Alkooli në fakt redukton nivelet e testosteronit dhe ndikon negativisht në funksionin seksual”, thonë mjekët.

Ushqimet e përpunuara dhe mielli i bardhë: Ushqimi i përpunuar dhe mielli i bardhë nuk përmbajnë pothuajse asnjë vlerë ushqyese – të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme janë larguar prej tyre.

Për shembull, në krahasim me drithërat integrale, mielli i bardhë përmban deri në tri të katërtat më pak zink, që është thelbësor për funksionimin normal të organizmit. Konsumi i miellit të bardhë mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe diabetit eventual që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disfunksionit erektil, transmeton living.al.

Frutat si boronica, luleshtrydhet dhe mjedrat përmbajnë sasi të mëdha të pesticideve që imitojnë estrogjenin dhe në këtë mënyrë mund të ndikojnë negativisht në dëshirën seksuale.

Uji i ndenjur në shishe: Ka shumë arsye pse duhet të shmangni ujin e ndenjur në shishe, pasi substancat e gjetura në shishet plastike janë fajtori më i madh për problemet shëndetësore.

Substancat e dëmshme kimike bisfenol A, e njohur si BPA, mund të çojë në mosfunksionim seksual, uljen e numrit të spermatozoideve te meshkujt dhe qelizat vezore te femra.