5 ushqimet që përmirësojnë sistemin imunitar
Secili nga ne kemi njohuri se çfarë efekti ka sistemi imunitar në jetën e përditshme.
Lifestyle
Nutristët pajtohen që ajo me të cilën ne ushqehemi luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë, transmeton lajmi.net.
Çdo qelizë luan një rol të rëndësishëm dhe kërkojnë çelësin e nutricionit që të jetojnë dhe të punojnë në mënyrë të rregullt. Çelësi kryesorë është sistemi imunitar.
Pesë ushqimet e fuqishme qe ju ndihmojnë të keni një sistem imunitar më të mirë.
Hudhra
E njohur edhe si “ilaçi” më i fuqishëm natyrorë, hudhrat kanë fuqi në rritjen e sistemit imunitar dhe shërimin e shume sëmundjeve të ndryshme.
Çaji
Çaji është i mire për relaksimin e trupit dhe qetësimin e saj, ndihmon në rritjen e sistemit imunitar dhe parandalimin e sëmundjeve.
Portokalli
Një portokall ka vitaminën C, një antioksidant të fuqishëm, shkruan alternative medicine. Vitamina C është ndër faktorët kryesorë për rritjen e sistemit imunitar.
Boronicat
Gjërat e mëdha mund të vijnë në forma të vogla. Boronicat janë të pasura me vitamina që rrisin sistemin imunitar. A to përmbajnë vitaminën C dhe vitaminën E.
Patatet e ëmbla
Janë të pasura me karoten, kimikal që u jep perimeve ngjyrën portokalli. Patatet e ëmbla janë çelësi kryesorë që luftojnë infeksionet. /Lajmi.net/