5 super derbit që do të luheshin këtë vikend – La Liga, Serie A, Premierligë, Bundesliga

Po të mos  ishte për koronavirusin, tifozët e futbollit do të kishin një ditë ‘parajse’ sot.

Sport

04/04/2020 17:30

Bundesliga, La Liga, Serie A dhe Premierliga do të kujdesëshin që të na dhuronin një vikend spektakli, me pesë super ndeshje.

Në Bundesliga, do të ishte koha për ‘Der Klassiker’, ku do të përballeshin Borussia Dortmund (2) dhe Bayern Munich (1), përcjell lajmi.net.

Kurse, La Liga kishte përgatitur dy super-ndeshje. Real Sociedad (4) do të ishte nikoqir i Real Madrid (2). Por, kampionati elitar spanjoll do të kishte ëmbëlsirën me Barcelona (1) kundër Sevilla (3).

Sa i përket kampionatit italian, Milan dhe Lazio do të konfrontoheshin, për të kontestuar tri pikët e xhiros.

Sigurisht, ndeshja më interesante do të vinte nga Preimerliga, me dy të parët e tabelës.

Manchester City i Guardiolas nga pozita e dytë do të përballej me liderët e Liverpool, që këtë javë do të kishin mundësinë të shpalleshin kampionë.

Koronavirusi ka dëmtuar shumë sfera, njësoj si këtë të futbollit. Nuk flitet më për pasion, ekziston vetëm frika. /Lajmi.net/