5 produktet që kanë shije djegëse dhe që ju ndihmojnë nga koka deri tek këmbët

Produktet shtëpiake që mund ti përdorni për të mirat shëndetësore.

Lifestyle

26/02/2020 18:00

Shumica e njerëzve preferojnë që në vend të medikamente të ndryshme që përmbajnë produkte kimike, të përdorin bimë natyrale dhe me shije  djegëse që të mposhtin apo parandalojnë sëmundjet e ndryshme, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Bimët natyrale janë ilaçi më i mirë për shëndetin mendor dhe fizik të njeriut. Ka shumë bimë me shije djegëse që mund ti keni në shtëpi dhe që ju ndihmojnë të trajtoni simptomat e ftohjes apo tensionit të lartë.

  1. Hudhra

Hudhra është shumë e mirë që të luftoni ftohjen dhe sëmundjet e ndryshme. Ndihmon në uljen e tensionit në gjak dhe zvogëlon mundësin e sëmundjeve të zemrës.

  1. Rozmarina

Aroma e rozmarinës mund të rrisë nivelin e memories së njerëzve gjithashtu nivelin e performancës.

  1. Spec i djegëst

Përbërësit që përmban spec i djegëst parandalon plakjen. Nëse dëshironi të humbni peshë, dhe të digjni dhjamin më shpejtë, atëherë konsumimi i specit të djegës do të ju përshpejtojë humbjen e peshës.

  1. Gjingjeri

Gjingjeri redukton gazrat, zbut dhimbjet dhe largon ftohjen. Përdorimi i tij në çaj gjatë mëngjesit ju rrit energjinë tuaj gjatë ditës.

  1. Kamomili

Çaji i kamomilës mund të largojë dhimbjet gjatë ciklit menstrual duke ju bërë të ndiheni më të relaksuar. Ky çaj gjithashtu zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, dhe ju ndihmon të trajtoni diabetin. /Lajmi.net/