5 persona të vrarë brenda tri ditëve- rasti i fundit ndodhi mbrëmë në Prishtinë
Në Kosovë nuk pati qetësi brenda tri ditëve të fundit. Një vrasje e rëndë ndodhi në Prizren, ku i riu u ther me thikë dhe si shkak i plagëve të marra ndërroi jetë. Pas ngjarjes, policia arriti të arrestojë të dyshuarin i cili edhe u dërgua në mbajtje. E një ngjarje tjetër tragjike ndodhi në…

Lajme
Në Kosovë nuk pati qetësi brenda tri ditëve të fundit.
Një vrasje e rëndë ndodhi në Prizren, ku i riu u ther me thikë dhe si shkak i plagëve të marra ndërroi jetë.
Pas ngjarjes, policia arriti të arrestojë të dyshuarin i cili edhe u dërgua në mbajtje.
E një ngjarje tjetër tragjike ndodhi në qytetin e Gjilanit ku në pikë të ditës në qendër të qytetit u vranë tre persona e i plagosur mbeti një tjetër.
Në arrati në lidhje me këtë rast vazhdojnë të jenë të dyshuarit: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.
E një tjetër vrasje u raportua mbrëmë në kryeqytet, saktësisht në Hajvani.
Të shtënat me armë zjarri i morën jetën një personi.
Viktima e këtij rasti u dërgua pa shenja jete në QKUK, kurse policia e konfirmoi rastin dhe se i dyshuari tanimë i identifikuar është në kërkim.
“Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit”, u tha nga policia./Lajmi.net/