5 mënyrat se si e menaxhojnë frikën njerëzit e fortë, kur ata u hynë rreziqeve

23:07 | 5 Gusht 2015

Berja e veprimeve te rrezikshme me vet-deshire

Zakonisht kur mendoni për rreziqet, gjasat janë më të mëdha që “të mendoni skenarin më të frikshëm dhe të vendosim që më mirë të mos rrezikoni, shkruan psikoterapistja Amy Morin në librin e saj “13 Gjërat që Njerëzit e Fortë Mentalisht Bëjnë dhe Nuk Bëjnë”, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, nëse lejoni që kjo frikë të marrë kontrollin, dhe ju të zgjidhni rehatinë në vend të rrezikut, kjo do të ju pamundësoj juve arritjen e sukseseve.

Njerëzit e fortë mentalisht janë të vetëdijshëm për këtë “prandaj me kujdes e kalkulojnë rrezikun, kështu që ata mund të lëvizin para me vetëbesim”, shkruan Amy Morin.

Ja pesë mënyrat se si i qasen ata rrezikut:

1. Ata i vëzhgojnë emocionet e tyre.
Përderisa është shumë e rëndësishme që të siguroheni që emocionet të mos ndikojnë vendimmarrjen tuaj, është shumë e rëndësishme për rolin e tyre në përzgjedhjen e juaj. Kur ju jeni i eksituar për diçka, ju prireni që të anashkaloni rrezikun. Përkundrazi, kur jeni nervoz ju e mbivlerësoni atë, shkruan ajo. Andaj është me rëndësi që ju të jeni të vetëdijshëm për emocionet tuaja.

2. Njerëzit e shëndetshëm mentalisht i kushtojnë kujdes burimeve tjera të rrezikut. Shpesh herë perceptimi i rrezikut ndikohet nga të tjerët. Njerëzit e fortë mentalisht janë të vetëdijshëm që reaksionet e të tjerëve rreth nesh na ndikojnë zgjidhjet tona.

3. Ata i vënë në peshore dobitë dhe dëmet. Ata i llogaritin përfitimet dhe humbjet jo vetëm nëse ndërmarrin rrezikun, por edhe çfarë humbin apo fitojnë nëse nuk e ndërmarrin atë.

4. Ata mendojnë gjëra madhore. Ndonëse janë të vetëdijshëm për rrezikun momental, ata mendojnë për të mirat që do t’i sjell ky rrezik i ndërmarrë më vonë në jetën e tyre.

5. Ata ndërmarrin hapa konkret për të minimizuar rrezikun. Njerëzit e fortë mentalisht e kuptojnë se gjerat nuk shkojnë vazhdimisht ashtu siç ata kanë planifikuar. Ata gjithnjë e kanë në konsideratë edhe mënyrën se si i duhet përgjigjur dështimit. (lajmi.net)