5 mënyra se si meshkujt mund ta përmirësojnë jetën seksuale

Përmirësimi i jetës seksuale tek meshkujt tani është shndërruar në një biznes të madh, duke filluar nga Viagra, Cialis, Levitra etj.

Lifestyle

26/10/2015 10:23

Pos këtyre, ka edhe kreme të ndryshme, pompa, ilaçe ‘natyrore’ etj.

Por, ju tanimë nuk keni nevojë ta nxirrni kuletën tuaj dhe të paguani shuma të mëdha për tu bërë më i mirë në shtrat.

Shkencëtarët kanë zbuluar se shumë gjëra të ndryshme ndikojnë në jetën seksuale tek meshkujt, dhe se ato mund të përmirësohen shumë lehtë.

Ata kanë shpenzuar disa vite duke hulumtuar, dhe këto janë 10 rekomandimet e tyre për përmirësimin e jetës suaj seksuale:

1) Qohuni nga shtrati dhe bëni ushtrime

Studime të ndryshme kanë zbuluar se meshkujt që janë fizikisht aktiv e kanë një funksion erektil shumë të mirë.

Sipas zbulimit, vetëm 2 orë ushtrime në javë mund të ketë ndikim, ndërsa me 6 orë ushtrime në javë ju do pësoni ndryshime të mëdha.

Aktiviteti fizik gjithashtu mund të rezultoj edhe me përmirësimin e problemeve me dëshirën tuaj seksuale.

2) Bëni ushtrime ‘kegels’

Mos ushtroni vetëm gjoksin, bicepsin dhe këmbët, por bëni ushtrime edhe për veglën tuaj gjithashtu.

Studime të shumta kanë deklaruar se ushtrimet ‘Kegel’ janë të mira për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm.

Një tjetër përfitim që mund të sjell kjo është se ju edhe mund të arrini më shumë se një orgazëm brenda nate.

3) Ndaloni alkoolin, pirjen e duhanit dhe pirjen e marijuanës

Sipas hulumtimeve të fundit thuhet se pirja e alkoolit mund të ja vështirësoj procesin e ereksionit si dhe arritjen e orgazmës.

Pos kësaj, nuk është vetëm alkooli e cila mund ta zvogëloj performancën tuaj seksuale.

Pirja e duhanit dhe marijuanës mund të ju shkaktoj probleme erektile, si dhe mund të ju shkaktoj që të keni ejakulim para kohe.

4) Dojeni penisin tuaj

Me një anketim kur janë pyetur meshkujt se si ndihen rreth penisëve të tyre, thuajse gjysma e tyre kishin raportuar se ndihen qe e kanë shumë të vogël.

Brengosja se penisi juaj është shumë i vogël, ju bën ju të ndiheni jo komfort kur jeni lakuriq dhe mund edhe të kontribuoj që të keni një performancë seksuale më të dobët për shkak të shqetësimit.

Por megjithatë, më së miri është të mos brengoseni për madhësinë tuaj, pasi që sado i vogël që mendoni se është, aktualisht mund të jetë madhësi normale.

Sidoqoftë, shumica e femrave kanë raportuar se janë të kënaqura me madhësinë e partnerëve të tyre, dhe hulumtime të ndryshme kanë zbuluar se penisët më të mëdhenj nuk është që sjellin më shumë kënaqësi.

5) Komunikoni rreth seksit dhe gjatë tij

Një ndër gjërat kryesore është edhe kjo, ju patjetër duhet të flisni me partnerin/partneren tuaj.

Studimet e fundit kanë zbuluar se njerëzit të cilët komunikojnë seksualisht edhe gjatë aktit, janë më të kënaqur me lidhjen e tyre dhe ndihen më të lidhur me partnerët e tyre.

Kjo pasi që komunikimi seksual gjatë aktit ju ndihmon ju që të merrni atë çfarë dëshironi gjatë seksit, dhe përfundoni të kënaqur që të dy. /Lajmi.net