5 emrat më të përmendur – Kush mund të jetë në kabinetin e Trump?
Donald Trump zyrtarisht është fitues i zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai arriti që të fitoj një përqindje bindëse ndaj kandidates demokrate, Kamala Harris. Donald Trump që vie nga radhët e republikanëve arriti madje të fitojë bindshëm edhe në tri vendet më të rëndësishme në zgjedhjet, si Gjeorgjia, Micigan dhe Phansilvania. Gjatë fushatës…
Bota
Donald Trump zyrtarisht është fitues i zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai arriti që të fitoj një përqindje bindëse ndaj kandidates demokrate, Kamala Harris.
Donald Trump që vie nga radhët e republikanëve arriti madje të fitojë bindshëm edhe në tri vendet më të rëndësishme në zgjedhjet, si Gjeorgjia, Micigan dhe Phansilvania.
Gjatë fushatës së tij, Donald Trump bëri disa premtime -disa më konkrete se të tjerët se kë dëshiron të shohë në administratën e tij.
Dhe këta janë disa prej emrave më të përfolur që mund të jenë pjesë e këtij kabineti.
Susie Wiles: Ajo shihet si një person që luajti rol të rëndësishëm në garën presidenciale të Trump dhe mund të jetë shefe e ardhshme e kabinetit të tij. Ish-këshilltarja e politikës së brendshme Brooke Rollins konsiderohet gjithashtu të ketë shumë potencial për këtë rol.
Rrobert F Kennedy Jr: Trump ka thënë se nëse zgjidhet, ish-kandidati i pavarur dhe skeptik i vaksinave mund të bëhet edhe më i “ashpër” sa i përket ushqimit dhe ilaçeve. Megjithëse nuk është e garantuar që Senati do të konfirmojë Kenedin në një post kabineti.
Mike Pompeo: Ish-drejtori dhe sekretari i Shtetit i CIA-s në presidencën e kaluar të Trump është përmendur si një pretendent për sekretar të mbrojtjes.
Richard Grenell: Ai shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe ushtrues detyre i drejtori të inteligjencës kombëtare në administratën e fundit të Trump. Ai konsiderohet si pretendent për sekretar shteti ose këshilltar për sigurinë kombëtare.
Elon Musk: Ne kemi parë deh dëgjuar shumë për Musk-njeriun më të pasur në botë gjatë këtyre zgjedhjeve. Trump la të kuptohet se do t’i jepte Musk një rol jo-kabineti në administratën e tij për të ndihmuar në eliminimin e disa çështjeve qeveritare në atë që miliarderi i referohej si “Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë”./Lajmi.net/