5 arsyet përse është mirë të keni një gjoks të vogël

Ka shumë arsye të mira për të qenë të lumtura se keni një gjoks të vogël edhe pse mbase do të kishit preferuar një masë më shumë.

Lifestyle

28/09/2016 08:26

  1. Gjoksi i vogël është më i tonifikuar

Sa më i vogël është aq më i tonifikuar duket e gjitha çështje graviteti. Duke pasur një gjoks të vogël nuk rrezikoni që një ditë të lëshohet. Kështu me një gjoks të vogël do të ruani një dekolte të bukur dhe të re edhe pse vitet mund të kalojnë.

  1. Larg meshkujve Don Zhuan

Meshkujt të cilët preferojnë gjoksin e mbushur shpesh nuk janë të sinqertë dhe këtë e ka konfirmuar edhe shkenca. Sipas një studimi i cili ka analizuar meshkujt dhe preferencat e tyre për gjoksin e femrave, ato që tërhiqeshin nga gjoksi i madh i shohin femrat ende si një seks i dobët. Këto lloj meshkujsh janë për tu evituar.

  1. Një qëndrim më i mirë

Një gjoks i mbushur peshon dhe mund të bëhet shkak për probleme në shpinë. Shumë femra si pasojë e shtatzënisë dhe ushqimit me gji janë detyruar më pas të bëjnë një reduktim të gjoksit për shkak të problemeve që vini si pasojë e një qëndrimi jo korrekt që kushtëzohet nga pesha e gjoksit.

  1. Parandalon kancerin

Ky është një motiv nga i cili nuk mund të ankoheni sepse keni një gjoks të vogël. Sa më i vogël të jetë gjoksi aq më e thjeshtë është të identifikoni një anomali.

  1. Kush ka një gjoks të vogël mund të vesh çdo gjë

Një avantazh për ato që kanë gjoks të vogël është dhe veshja. Kështu mund të vishni një bluzë të hapur, një fustan me dekolte të thellë pa qenë e nevojshme të përdorni recipeta.