5 arsye të mira për të ngrënë një vakt me salmon
Salmoni është një nga llojet e peshkut që gjejmë pothuajse gjithmonë në treg.
Lifestyle
Mund të konsumohet një herë në javë dhe siguron një miks nutrientësh të cilët garantojnë energji dhe na ndihmojnë të mbrohemi nga stresi psikofizik, shkruan Living.
Nga pikëpamja nutricionale, paraqet një përmbajtje të lartë proteinike dhe sasi të larta të yndyrave të një cilësie të lartë të lidhura me trurin, transmeton lajmi.net.
Për të shfrytëzuar më mirë vetitë e tij dhe për të siguruar një vakt (edhe mëngjes nëse dëshironi) të ekuilibruar dhe të mirëbalancuar, shoqërojeni me një burim karbohidratesh kombplekse siç është buka integrale dhe sheqernat e thjeshta të frutave.
Lexoni pra më poshtë, 5 arsye të mira për të gatuar sa më shpesh një vakt me salmon…
Redukton riskun e vakteve jashtë orarit
Salmoni, përveçse është i shijshëm, ka aftësinë t’ju mbajë të ngopur. Shkak për këtë është profili nutricional i ndërtuar nga proteina të cilësisë së lartë dhe acide yndyrore esenciale që garantojnë ngopje për një kohë të gjatë.
Rrit nivelet e energjisë
Salmoni është një burim i pasur nutrientësh që gjenerojnë energji në nivel fizik dhe mendor. Përmban vitamina B12 dhe hekur të cilat luftojnë lodhjen. Përmban gjithashtu vitamina B1, B3, B5 dhe B6, fondamentale për metabolizmin energjitik. është gjithashtu një burim mineralesh aleate të trurit mes të cilëve fosfori, kalciumi, seleni, zinku, bakri dhe mangani.
Krijon një gjendje të mirë shpirtërore
Salmoni është një aleat i shkëlqyer në rast se doni të ndiheni më të karikuar dhe më të relaksuar që në mëngjes. Përmban aminoacide esenciale mes të cilave, triptofani, pararendës i serotoninës, hormon i lumturisë e cila bashkë me vitaminën D favorizon një gjendje të mirë shpirtërore.
Favorizon përqendrimin
Vakti i mëngjesit me salmon lejon trupin të furnizohet me acide yndyrore Omega 3, EPA dhe DHA, që ushqejnë trurin dhe mbrojnë shëndetin e neuroneve. Gjithashtu, falë të qenit i pasur me fosfor, bakër dhe selen, salmoni mbron nga lodhja mendore.
Mbron shëndetin e zemrës
Salmoni, në veçanti ai i egër,është një burim proteinik i pasur me yndyra polinsature, një kategori lipidesh të cilat janë të dobishme për funksionimin e sistemit kardiovaskular. Ulin gjithashtu kolesterolin e keq, i dëmshëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. /Lajmi.net/