5.6% e amerikanëve identifikohen si pjesë e LGBTQ, dhe 16% e 18-23 vjeçëve po ashtu

Sipas studimit të fundit i cili është bërë përmes anketimit, numri i personave që e pranojnë se i përkasin komunitetit LGBTQ është rritur.

Fun

25/02/2021 14:17

Një rekord i ri është vendosur, 5.6% e amerikanëve tani identifikohen si pjesë e komunitetit LGBTQ, shkruan lajmi.net.

Pjesa më e madhe e këtij 5.6%, janë biseksual. Ky poll është bërë që nga viti 2012, dhe ka pasur një rritje të dukshme në numrin e personave që janë të hapur për seksualitetin e tyre.

Gjenerata e cila është më guximtarja për të treguar orientimin e tyre seksual, ishin Gen Z, pra të rriturit e rinj që i përkasin moshave nga 18 deri në 23 vjeç.

18% e individëve që i përkasin kësaj gjenerate janë pjesë e komunitetit LGBTQ.

Një prej arsyeve kryesore pse gjeneratat më të reja i përkasin më shumë komunitetit LGBTQ është sepse ata kanë një kuptim më të mirë se gjeneratat e vjetra për këtë komunitet, dhe gjithashtu janë të gatshëm të sjellin ndryshim.

Personat më në moshë, akoma kanë frikë nga paragjykimi, prandaj preferojnë të mos tregojnë nëse nuk janë heteroseksual.

Ky studim gjithashtu ka treguar se amerikanët e mbivlerësojnë numrin e personave që i përkasin këtij komuniteti.

Në vitin 2015, vetëm 3.8% e popullsisë u identifikuan si LGBTQ, por sipas një anketimi që u bë, qytetarët besuan se rreth 23% e popullsisë janë pjesë e komunitetit. /Lajmi.net/